Lajme
Greqia vendos orë policore
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të koronavirusit.
“Ne kemi për qëllim të zvogëlojmë qarkullimin dhe tubimet gjatë natës, që favorizon përhapjen e virusit”, tha Mitsotakis, gjatë një adresimi televiziv, ku njoftoi se veshja e maskave do të bëhet e obligueshme edhe në hapësirat e brendshme, por edhe të jashtme, në qytetet më të goditura nga virusi.
“Maska është vaksinë, derisa të zbulohet vaksina” për koronavirusin, tha kryeministri grek.
Ora policore do të hyjë në fuqi ditën e shtunë dhe do të zgjasë nga ora mesnata deri në orën 05:00.
Greqia në 24 orët e fundit ka regjistruar 882 raste të reja me koronavirus dhe 15 viktima.
“Ne kemi parë një rritje të numrit të rasteve të reja ditëve të fundit”, tha Mitsotakis, gjë për të cilën tha se ka ndodhur edhe për shkak të rritjes së testimeve.
Në Greqi, në rajonet veriore të Kozanit dhe Kastorias po aplikohen masa më të rrepta të mbylljes, për shkak të numrit të lartë të infektimeve.
Mitsotakis tha se Greqia po vazhdon ta menaxhojë situatën me koronavirus më mirë se shumë vende të Evropës, por ai shtoi se dëshiron që të ndërmarrë më shumë masa në nivel lokal, për të shmangur një mbyllje të përgjithshme të vendit.
Që prej fillimit të pandemisë e deri më tani, Greqia ka regjistruar mbi 28 mijë raste dhe rreth 550 të vdekur dhe që nga muaji gusht, në këtë shtet kanë filluar të rriten rastet e reja me koronavirus.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












