Bota
Greva në Paris kundër reformave në pensione
Dhjetë nga 16 linjat e metrosë u mbyllën, ashtu si edhe disa shërbime të trenave.
Kryeqyteti i Francës, Parisi, u bllokua pothuajse tërësisht pasi shumica e punonjësve të transportit nisën grevën kundër reformave të planifikuara në pensione.
Dhjetë nga 16 linjat e metrosë u mbyllën, ashtu si edhe disa shërbime të trenave.
Greva – më e madhja nga viti 2007 – është veprimi i parë i madh kundër planit të presidentit Emmanuel Macron për pensione universale.
Ky plan parasheh të hiqen pensionet më të favorshme, që i marrin detarët, notuesit, punonjësit e operës në Paris e të tjerë.
Ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç, me këtë plan, po ashtu do të marrin pension më të ulët.
Qeveria e Francës do që parlamenti të votojë për këto reforma në fillim të vitit të ardhshëm.
Të enjten, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, tha se reformat do të jenë të drejta për të gjithë.
Por, anëtarë të profesioneve të tjera, përfshirë avokatë, punonjës të linjave ajrore dhe të mjekësisë bënë thirrje për më shumë greva, duke filluar nga e hëna.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026














