Shqipëria
Grevë 4-orëshe, anulohen fluturimet drejt Italisë
Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar njoftoi se sot mund të krijohen vonesa fluturimesh nga aeroporti i Rinasit, për shkak të grevës në aeroportet italiane.
Aviacioni Civil Shqiptar i bën thirrje gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë më 25 mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në Itali, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00.
Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.
Ndërkohë, mediat italiane njoftojnë se për shkak të një greve të paralajmëruar të transportit ajror, nga 550 fluturime, “Alitalia” ka anuluar 95 fluturime.
Kompania tha se pasagjerët që kanë blerë një biletë të Alitalia për të udhëtuar më 25 mars, në rast të anulimit apo shtyrjes së orarit të fluturimit, mund ta ndryshojnë rezervimin pa ndonjë gjobë ose të kërkojnë kthimin e biletës vetëm nëse fluturimi është anuluar apo vonuar më shumë se 5 orë, brenda 1 prillit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













