Shkurt.ch

Gripi më shumë ka prekur fëmijët në Zvicër

Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër ka njoftuar për shifrat e javës së fundit të janarit për ata që janë prekur nga gripi. Të dhënat flasin për fëmijët 0 deri në 4 vjeç që janë të prekur nga epidemia e gripit këtë vit.

Kjo është konfirmuar nga Patrick Haberstich, mjek i emergjencës pediatrike në Spitalin Kantonal në Aarau për SRF. “Ne jemi duke arritur kufijtë, çdo ditë duhet të shikojmë se ku mund të akomodojmë fëmijët e sëmurë”. Lajmi erdhi se paraqiten mes 70 deri në 120 fëmijë në ditë, gjysma e të cilëve kanë simptoma të gripit.

Në përgjithësi në grupin deri në 4-vjeç janë raportuar 443 raste të gripit në 100,000 banorë. Nga 5 deri 14-vjeç janë 339. Në grupin e 15 deri 29 vjeç janë diagnostikuar 174 në 100 mijë banorë dhe nga 30 deri në 64 vjeç kanë qenë 191.

Megjithatë, spitalet nga Zvicra perëndimore japin tashmë raporte për shifra në rënie.