Lajme

Gruaja e pushtetshme e financave të Europës

Lagarde – gruaja e parë që po kryeson Bankën Qendrore Evropiane, gruaja e parë që drejtoi Fondin Monetar Ndërkombëtar, gjithashtu e para që shërbeu si shefja e financave për G7.

Sipas revistës Forbes, në vitin 2018 Legarde ishte gruaja e tretë më e fuqishme në botë pas Angela Merkel dhe Theresa May, përkatësisht kancelarja gjermane dhe ish kryeministrja angleze.
Lagarde lindi në Paris në vitin 1958. Ajo ka 2 femijë dhe është e divorcuar. Ajo u diplomua në drejtësi pranë

Universitetetit të Parisit Nanterre. Në Shtetet e Bashkuara ajo ndoqi kurset e historisë, anglishtes dhe matematikës. Në atë kohë, do të kishte qenë shumë e vështirë të parashikohej që Legarde të bëhej një nga njerëzit më të fuqishëm në financat botërore. Pas diplomimit, Legarde punoi si praktikante për deputetin amerikan William Cohen, Sekretar i ardhshëm i Mbrojtjes për presidencën e Klintonit.

Në 1981 ajo u punësua në firmën juridike Baker & McKenzie. Ajo me pas u bashkua komitetin ekzekutiv duke u bërë kryetare e bordit në 1999 dhe këtu ajo ishte gruaja e parë që hyri në këtë pozicion. Në fillim të viteve 2000 Legard shkoi për të jetuar në Belgjikë, ku themeloi Qendrën Evropiane të Ligjit që merret me ligje brenda Bashkimit Evropian.

Lagarde ka talent të madh politik, aftësi për të bërë kompromise, personalitet të fortë dhe karismatike. Ajo është një fanatike e fitnesit: praktikon rregullisht not, vrapim dhe yoga. Ajo është vegjetariane dhe nuk pi alkool. As shampanja me e mirë e shtëpisë së saj nuk e bën atë të bjerë në tundim. Ajo mbron gjinnë femerore. Në një intervistë me revisten Elle – u shpreh “Ka pasur burra që më kapërcyen, por ata nuk zgjatën shumë”.
Angazhimi institucional i Christine Lagarde filloi në 2005, në Francë, kur ajo u emërua Ministre e Tregtisë në qeverinë e De Villepin. Ajo më vonë mori drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe më pas atë të Ministrise së Ekonomisë.

Komiteti Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar në qershor 2011, zgjodhi Lagarde si menaxhere, kështu që ajo u bë gruaja e parë që mbajti këte pozicionin kaq prestigjoz. Periudha e Lagardit në Fondin Monetar Ndërkombëtar qëlloi në momentin më serioz të recesionit global dhe të krizës së vendeve të euros, sidomos kriza e Greqisë.

Christine Lagrade merr drejtimin e Bankes Qendrore Evropiane me 1 nëntor 2019. Mandati i saj zgjat 8 vite. Receta e Lagarde është “rikapitalizim urgjent” i sistemit bankar të Evropës. Ajo ka premtuar që do të rishikoi strategjine monetare të BQE e cila do te jetë e përshtatshme per sot, por ashtu edhe per të ardhmen. Rishikimi i strategjisë përfshin të gjitha aspektet e politikës monetare për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Strategjia gjithashtu do të marrë parasysh aspekte të tjera, si stabiliteti financiar, punësimi dhe mjedisi. Këto do të jenë faktor të rëndësishëm gjatë mandatit të Legard pranë BQE. Strategjia e re do të shqyrtojë analizen ekonomike dhe monetare mbi të cilën do te bazohet BQE për të vlerësuar rreziqet për stabilitetin e çmimeve, gjithashtu në dritën e tendencave aktuale dhe të ardhmes. Rishikimi i strategjisë do të bazohet në analiza të hollësishme.

Lagarde pati shume kritika për pozicion strategik pranë Bankës Qendrore Evropiane. Ndër kritikat për tu përmendur: sepse ajo është avokate dhe jo ekonomiste. Ajo nuk ka drejtuar kurrë një bankë kombëtare dhe ka një profil më shumë politik sesa aministrativ por për të kapërcyer argumentet në favor të emërimit të një figure që, sipas mbështetësve, ajo është në gjendje të ndërthurë ndjeshmërinë politike dhe besimin ndaj këshilltarëve më “teknikë”.

Të gjitha këto cilësi do të jenë të nevojshme për të udhëhequr kursin e kembimit të Bankes Qendrore Evropiane gjatë tetë viteve të ardhshme dhe gjithashtu për të nxitur eurozonën drejt rritjes ekonomike.

Vërejtjet ndaj Lagarde janë të mëdha por mbetet të shihet nëse rekomandimet e saj – të cilat pranohen se nuk janë veçanërisht revolucionare – do të jene zgjidhje për të marrë kontrollin e krizës sovrane të borxhit të Evropës.

Ela Daci