Integrimi
Grupi shqiptarozviceran “Who’s Elektra” lanson klipin e ri
"Mundohemi të sjellim gjithmonë diçka të re dhe interesante për publikun. Kënga flet për personat që janë nën ndikimin e narkotikëve...
Rok grupi shqiptarozviceran i cili vepron në Zvicër “Who’s Elektra” ka lansuar klipin më të ri. Klipi i cili sapo ka dalë në kanalet muzikore titullohet “Don`t Go Away”. Grupi i cili përbëhet prej tre anëtarëve: Dy vëllezërve shqiptarë Besart dhe Bujar Berisha si dhe kolegut të tyre Julian Wettach si gjithmonë edhe kësaj herë ka sjell një videoklip më ndryshe se klipet e këngëtarëve tjerë.
“Mundohemi të sjellim gjithmonë diçka të re dhe interesante për publikun. Kënga flet për personat që janë nën ndikimin e narkotikëve të cilët duhet të jenë shumë të fortë që të dalin vet nga ajo gjendje në të cilën kanë hyrë. Ashtu kemi dashur të ia përshtatim edhe klipin”, thotë për albinfo.ch, anëtari i grupit, Bujar Berisha.
Klipi i këngës “Dont Go AWay” është i gjatë 19 minuta. “Një pjesë e këngës është kënga që e kemi pasur në albumin tonë të fundit, ndërsa pjesa tjetër është eksperimental. Kemi dashur të provojmë diçka ndryshe”, thotë ai.
Bujari shprehet se djelmoshat e grupit janë të kënaqur me realizimin e këtij projekti.
Grupi “Who’s Elektra” është mjaftë i pëlqyer nga publiku zviceran ku thuajse çdo fund javë këndojnë nëpër klube muzikore zvicerane, shkruan albinfo.ch
Ndryshe, Bujar Berisha ka përfunduar mandatin e parë në Asamblenë Komunale të lokalitetit Emmen (kantoni Lucern) dhe është duke kandiduar sërish në zgjedhjet që do të mbahen më 1 maj.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










