Kosova
Hagë: Dëshmitari i 35-të pohon se rrëmbimi i tij nuk kishte të bënte me luftën dhe UÇK-në
Në Gjykatën Speicale në Hagë, dëshmitari i 35-të po e vazhdon dëshminë e tij në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Në transmetimin e seancës në faqen e Dhomave të Specializuara, veçanërisht asaj të dëshmitarit të 35-të, avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, e pyeti dëshmitarin lidhur me kontradiktat në deklaratat e tij lidhur me kohëzgjatjen e keqtrajtimit gjatë ndalimit të tij.
I pyetur se: “Pra nuk keni ide se sa kohë ka zgjatur rrahja apo se sa e ashpër ka qenë”, dëshmitari iu përgjigj se nuk kishte se si ta dinte këtë. “Nuk kam pasur orë ta mati sesa më kanë rrahur. Pesë minuta apo ka mundur të jetë një orë, ku ta di unë? Orë s’kam pasur”, tha dëshmitari.
Avokati Gregory Kehoe i ka kërkuar dëshmitarit të mos përdorë emra, përcjell albinfo.ch.
“Dëshmitar jemi në seancë publike kështu që ju lutem mos përdorni emra. Ju teksa jeni para trupit gjykues mendoni se qëndrimi juaj është që ajo që ju ka ndodhur, fakti që ju rrëmbyen dhe ju ndaluan në Likoc, kjo ka ardhur si rezultat i një mosmarrëveshjeje apo një sherri që keni pasur me një familje në fshatin tuaj… A është e vërtetë dëshmitar?… Pra ajo që ju ndodhi juve nuk kishte të bënte as me UÇK-në e as me luftën apo jo dëshmitar”, ka pyetur ai.
Në anën tjetër, dëshmitari e ka pohuar dhe pas kësaj pyetjeje, Kehoe ka kërkuar mbylljen e seancës që e ka aprovuar kryetari i trupit gjykues Charles Smith.
Ndryshe, dëshmitari i 35-të ka thënë se nuk ishte në dijeni nëse Jakup Krasniqi kishte drejtuar Këshillin për Arsim në vitin 1998 ndërsa për këtë e pyeti mbrojtësi i Krasniqit, avokati Aidan Ellis.
“A e dinit dëshmitar se Jakup Krasniqi ka qenë profesor i Historisë dhe a ishit në dijeni që ka qenë edhe kryetar i Këshillit për Arsim në Komunën e Drenasit nga 96-a në 98-tën”, pyeti Ellis, ndërkaq ai u përgjigj se nuk e di.
“Gjyqtari Christoph Barthe: A vazhdoni të mendoni që juve u ka rrëmbyer UÇK-ja ose pjesëtarë të UÇK-së apo nuk jeni më të sigurt që ka qenë kështu?
Dëshmitari: Më kanë rrëmbyer Ushtria Çlirimtare. Nuk jam i sigurt, dikush i ka shti me më rrëmbye, por s’e di kush.
Dëshmitari i 35-të e ka përmbyllur dëshminë e tij, derisa pas pushimit pritet të nisë dëshmi e re që sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të jetë kryesisht publike, meqë dëshmitari nuk dëshmon me masa mbrojtëse.
Ai përmendet në aktakuzën kundër krerëve të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së:
“Budakovë/Budakovo dhe Semetishtë/Semetište – Më 17 gusht 1998 ose rreth kësaj date, Latife dhe Rushe Kololli u arrestuan dhe më pas u morën në pyetje dhe u mbajtën në Budakovë/Budakovo për rreth tri ditë. Më pas urdhër për kalimin e tyre në Brigadën 123 të UÇK-së kishte lëshuar Sadik Halijaha. Trupat e tyre u gjetën më ose rreth datës 23 gusht 1998, pak pasi ishin gjetur/dorëzuar nga pjesëtarët e UÇK-së të cilët i transferuan nga vendi i paraburgimit në Budakovë/Budakovo pjesëtarit të UÇK-së Naim BERISHA brenda apo përreth Semetishtë/Semetište. Familjarëve iu mohua informacioni për fatin e tyre”, thuhet tutje në aktakuzë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka të ngjarë të vazhdojë politikën e saj aktuale të normës... -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde











