Kosova
Hagë: Kërkohet që Thaçit, Veselit dhe Selimit t’u pezullohen të gjitha vizitat dhe komunikimet
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet përveç me avokatët e tyre, ndërsa lihet mundësia e lejimit vetëm për një listë të ngushtë personash, të cilët duhet të aprovohen paraprakisht nga trupi gjykues.
ZPS-ja ka thënë se të tre kanë bërë shkelje duke zbuluar identitetet e dëshmitarëve të mbrojtur dhe duke ua shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i kanë vizituar në Qendrën e Paraburgimit, teksa u tha se hetimet kanë zbuluar që po ashtu ka pasur përpjekje të mëtutjeshme për t’i udhëzuar dëshmitarët se si të dëshmojnë, shkruan albinfo.ch.
Me këtë rast, prokuroria ka kërkuar që tre të akuzuarve t’u pezullohen të gjitha komunikimet, ato virtuale si dhe vizitat fizike, dhe që një gjë e tillë të jetë në fuqi deri në një vendim të trupit gjykues ndërsa ZPS-ja ka urdhëruar që ata të monitorohen në mënyrë aktive në të gjitha komunikimet e joprivilegjuara dhe që ato të dhëna të ruhen deri në fund të gjykimit, sipas KlanKosova.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse Rasti i fundit i “berberhanes” në Gjenevë, ku disa adoleshentë dyshohet se prostituoheshin, nxjerr në pah... -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet











