Maqedonia
Hahn rreth IRJM: Unë besoj në një miks mes Ballkanit dhe Racionalitetit
“Zgjedhjet e reja vetëm se do shtyjnë rrugën e procesit integrues të IRJM në BE,” tha Hahn për “Kurier”, duke e quajtur tani Maqedoninë me emrin e Kombeve të bashkuara, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.
Qeveria maqedonase është e përgatitur të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, megjithatë vetë komisioneri i zgjerimit europian Johannes Hahn mendon se kjo vetëm se do i shtynte proceset. Maqedonia duhet të shfrytëzojë “window of opportunity” dhe shpreson në ndryshimin e emrit.
“Zgjedhjet e reja vetëm se do shtyjnë rrugën e procesit integrues të IRJM në BE,” tha Hahn për “Kurier”. Ky proces mund të përfundonte verës 2019.
Në lidhje me dështimin e referendumit, ku dolën vetëm 37 përqind të trupit votues, Hahn mendon se ky “është larg për t’u quajtur i dështuar, pasi 94 përqind votuan për ndryshimin e emrit – edhe pse bojkoti i opozitës ishte frytdhënës.”
Për të ardhur deri të marrëveshja, tani fjalën e ka parlamenti, ku duhet të votohet nga dy të tretat – pra duhet të mbështetet edhe nga një pjesë e opozitës.
“Të gjithë theksojnë se kërkojnë anëtarësimin në BE dhe NATO, edhe opozita, atëherë duhet të paguhet çmimi i kësaj marrëveshje,” vijon Hahn. Bëhet fjalë për zgjidhje në interes të vendit, jo të partisë politike. Në pyetjen sesi do vijë deri te dy të tretat e votave, Hahn thotë se kjo duhet të arrihet përmes një “miksi mes Ballkanit dhe Racionalitetit”.
Maqedonia është nën presionin ndërkombëtar të Perëndimit, për të zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë Ceremonia e AWL 2025 sjell emocion, art dhe frymëzim në Kino ARMATA... -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 Parashikimi i punësimit në Zvicër rritet... -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin -
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës












