CH-Ballkani

Opozita greke ripërsërit kundërshtimin ndaj etnikumit ‘maqedonas’

Sipas marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës, ndryshohet emri dhe Kushtetuta e Maqedonisë, por jo edhe identiteti dhe emërtimi i gjuhës maqedone.

Lideri i opozitares greke, Kyriakos Mitsotakis (ND), vijon të kundërshtojë Marrëveshjen e Prespës arritur në qershor të këtij viti mes dy qeverive në Athinë dhe Shkup. Kjo ndodh përkundër presioneve nga grupi më i madh i partive të djatha europiane PPE, shkruan albinfo.ch.

“Meqë fillon realizimi i gjërave që janë në kundërshtim me intersat kombëtare, sërish do të rikujtojmë se Demokracia e Re nuk do të mbështet ndonjë ujdi që u lejon fqinjëve tanë gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas”, u shpreh Mitsotakis gjatë një tubimi në Selanik, që është edhe kryeqendra e provincës Makedonia në Greqi.

Sipas marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës, ndryshohet emri dhe Kushtetuta e Maqedonisë, por jo edhe identiteti dhe emërtimi i gjuhës.