Lajme
Haiti: Gati 1,300 viktima nga tërmeti
Numri i të vdekurve nga tërmeti 7.2 shkallësh të Rihterit, ka arritur në gati 1,300, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ekipet për kërkim-shpëtim janë nisur edhe nga vendet fqinje për të ndihmuar në Haiti.
Agjencia për Mbrojtje Civile në Haiti ka thënë se 1,297 persona janë konfirmuar të vdekur. Sipas saj, numri i të plagosueve ka shkuar në mbi 5,700.
Spitalet e Haitit janë mbingarkuar nga numri i madh i të plagosurve, çka ka shtyrë autoritetet të dërgojnë mjekët e rajoneve të tjera në zonën në afërsi ku ka ndodhur tërmeti.
Shkalla e dëmit është bërë më e qartë më 15 gusht, meqë Agjencia për Mbrojtje Civile ka thënë që më shumë se 700 ndërtesa janë shkatërruar, duke përfshirë spitale dhe shkolla, si dhe të paktën 3,778 shtëpi janë shkatërruar, si dhe rrugët janë dëmtuar.
Dëmi më i madh është raportuar në qendër të qytetit Jeremie, në të cilin jetojnë rreth 200,000 persona.
Punëtorët ndërkombëtarë për ndihma, mjekë dhe shpëtimarë të tjerë janë parë në aeroportin Port-au-Prince, duke pritur për t’u nisur në zonën e dëmtuar nga tërmeti.
Sfida me të cilën po përballet Haiti është përkeqësuar nga kriza politike, e cila ka nisur në këtë shtet prej vrasjes së presidentit Jovenel Moise më 7 korrik.
Pandemia e koronvirusit dhe situata ekonomike kanë ndikuar po ashtu në përshkallëzim.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër












