Kosova
Hamza: Kosova ka stabilitet makro fiskal
Është publikuar raportin financiar gjashtëmujor për performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore.
”Ministria e Financave me Agjencitë e saja vartëse (Dogana dhe ATK) kanë kontribuar me mbi 83% në totalin e pranimeve të periudhës 6 mujore, ose rreth 90% të hyrave buxhetore”, ka bërë të ditur ministri i Financave Bedri Hamza, në konferencën për Media ku prezantoi Raportin financiar gjashtëmujor për performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore.
Sipas Ministrit Hamza, si rezultat i pranimeve më të mëdha sesa pagesat për periudhën janar-qershor 2018, bilanci i fondeve është rritur për 15.5 milionë Euro përkatësisht 3% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë paraprake.
Prandaj, bilanci i fondeve më 30 qershor 2018 rezultoi 373.3 milionë euro.
Sa i përket, Shpenzimeve për paga dhe mëditje, sipas ministrit Bedri Hamza, ato shënuan vlerën prej 293.8 milionë euro gjatë këtij gjashtëmujori që paraqet një rritje prej 19.65 milionë euro më shumë krahasuar me gjashtë mujorin e vitit 2017. Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i rritjes së pagave sipas legjislacionit në fuqi si dhe zbatimit të vendimit për ngritjen e pagave.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













