Lajme

Hani i Elezit fton mërgimtarët në programin kulturo-artistik

Në kuadër të aktiviteteve që po organizohen gjithandej Kosovës për mërgimtarët, Komuna e Hanit të Elezit, përmes një njoftimi ka ftuar mërgatën në një program kulturo-artistik.

Ky program mbahet më 26 korrik, dyke filluar nga ora 19:00, në qendrën e kulturës “Imri Curri” në Han të Elezit.