Integrimi
Hapa të pasuksesshëm për rikthimin e Behramit, megjithatë vijon iniciativa
Pediatri Lidon Behrami akoma nuk mund të vijë në Gjermani nga Kosova. Ai jetonte në Genthin, shkruan volksstimme.de.
Shpresat në Shtëpinë e Pleqve në Genthin ishim shumë të mëdha në mes të prillit kur atë e vizitoi ministrja Petra Grimm-Benne (SPD) dhe u dhuroi një letër në të cilën mbështeste rikthimin e shpejtë të kosovarit, përcjell albinfo.ch. Behrami punonte si mjek në Shtëpinë e Pleqve.
Hapa të pasuksesshëm
Kosovari jetonte në Genthin nga 2015. Fillimisht ai mësoi gjuhën dhe më pas u punësua në Shtëpinë e Pleqve, ku ka lënë gjurmë mjaft pozitive, të një personi të mirë integruar. Përkundër protestave të shumta, ai u dëbua për shkak se Kosova vlen si shtet me “origjintë të sigurtë” në Gjermani. Shansat për azil janë minimale. Edhepse peticionin për rikthimin sa më të shpejtë të tij në Gjermanu e nënshkroi edhe ministrja Petra Grimm, rikthimi i tij mbetet akoma i pamundur.
Duhet të pritet deri në 11 muaj
Tashmë shansa e fundit e Behramit është që të aplikojë për vizë pune në ambasadën e Gjermanisë, por kjo mund të zgjasë nëntë deri 11 muaj. Përkundër kërkesave që Behramit ti caktohet një termin më para, kjo nuk është mundësuar – me arsyen- se ka shumë raste tjera të papërpunuara nga ambasada.
Shumë persona presin me ngulm përpara ambasadës gjermane për të gjetur termin. Megjithatë mbështetja ndaj Behramit në Genthin nuk është zbehur: banorët atje do vijojnë kërkesat derisa 25 vjeçari të jetë pjesë e komunitetit të tyre.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











