Integrimi
Hapen aplikimet për kampin Diaspora dhe Shkollën verore
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Kosovë ka hapur aplikimet për kampin Diaspora dhe shkolla verore, ku do të marrin pjesë fëmijë nga diaspora, Kosova e Shqipëria, përcjell albinfo.ch.
“Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, duke u mbështetur në Ligjin nr.04/L-095 të Diasporës dhe Mërgatës, Planin e Veprimit të Punës për vitin 2019, projektet për mësimin plotësues në Diasporë, me qëllim të përkrahjes, ruajtjes, kultivimit të identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor të mërgimtarëve, veçmas të fëmijëve të diasporës, organizon një kamp dhe një shkollë verore, të cilat do t’u mundësojnë të rinjve nga diaspora të krijojnë lidhje të reja shoqërore. Gjatë qëndrimit në vendlindje, nxënësit do të kenë aktivitete të shumta me tema të ndryshme në funksion të edukimit të tyre, që t’ua forcojë edhe më shumë ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për vendin dhe për njerëzit”, thuhet në njoftimin e MDIS-it.
Kampi veror do të mbahet gjatë datave 20-24 korrik 2019, kurse Shkolla verore gjatë datave 5-9 gusht 2019, në Rugovë.
Përgjatë këtyre programeve janë paraparë aktivitete të ndryshme, të cilat do të ofrohen pa pagesë.
Për të parë programin dhe mënyrën e aplikimit, klikoni këtu. Të drejtë aplikimi kanë fëmijët dhe të rinjtë nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria të moshës 13 – 17 vjeçare. Afati i fundit për aplikim është data 14 korrik 2019, në orën 00:00.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













