E-Diaspora
Hapen edhe dy kurse të gjuhës shqipe në Austri
Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Austri organizohet nga shteti austriak
Këtë vit shkollor, në rajonin e Salcburgut në Austri, në qytezat Zell am Se dhe Maishofen u hapën dy klasa të reja me mësim plotësues në gjuhën shqipe. Kursin e parë e ndjekin 13 nxënës shqiptarë, kurse të dytin 14 veta. Mësuesja Qefsere Demaj thekson se është rritur paksa interesimi i prindërve shqiptarë për dërgimin e fëmijëve të tyre në mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Austri organizohet nga shteti austriak, i cili i paguan mësuesit për punën që bëjnë. Mësuesit shqiptarë në Austri janë të kualifikuar dhe organizimi i tyre është shembull për të mirë në diasporën shqiptare.
Shoqata e mësuesve të Austrisë përfshin shumicën e mësuesve shqiptarë dhe është shoqata më aktive, qoftë në organizimin e mësimit brenda shkollës, qoftë në organizimin e aktiviteteve të lira (mësimi joformal), siç janë organizimi i ekskursioneve në Atdhe (Kosovë e Shqipëri), organizimi i kuizeve të dijes, organizimi i vizitave dhe aktiviteteve kulturore e sportive brenda Austrisë dhe aktiviteteve që organizohen për nxënësit mërgimtarë nga MDIS-i.
Me gjithë organizimin e mirë të mësuesve shqiptarë dhe shoqatës së tyre, si dhe mundësive që jep shteti austriak për mësimin e gjuhës amtare, sipas statistikave të institucioneve shtetërore austriake, numri i fëmijëve shqiptarë të moshës shkollore që ndjekin mësimin plotësues është vetëm 19 për qind, që është përqindja më e vogël e përfshirjes në mësimin plotësues të gjuhës amtare nga të gjitha komunitetet e tjera të emigrantëve që jetojnë në Austri.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën
















