E-Diaspora
Hapet një paralele e gjuhës shqipe në Holzkirchen të Gjermanisë
Në Holzkirchen të Gjermanisë, Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, së bashku me këshillin e prindërve të këtij qyteti dhe në praninë e telave të çiftelisë dhe të gitares bënë hapjen e klasës në gjuhën shqipe.
Të pranishëm ishin prindërit e nxënësve dhe kryetari i KMPGJSH-së, Mustafë Krasniqi.
Krasniqi ndër të tjera theksoi rëndësinë e mësimit shqip dhe sfidat e mëdha në këtë rrugëtim që do të sfidohen mësimdhënësit në bashkëpunim me këshillat e prindërve dhe Këshillin për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari.
Të pranishmëve iu drejtua edhe koordinatori i Këshillit të prindërve të këtij qyteti, Hakif Qerimi, ku ndër të tjera tha: “Ishte një privilegj për mua dhe tërë Këshillin, ka mbi një vit që në bashkëpunim me Krasniqin bëjmë përpjekje të hapim shkollat dhe sot u arrit ky qëllim, ku jam tepër i lumtur që po e fillojmë mësimin me 26 nxënës, e shpresojë që së shpejti të kemi dyfishin e këtij numri të nxënësve”.
Pas fjalës së koordinatorit Hakif Qerimi, mësuesja Blerina Vali iu drejtua nxënësve dhe prindërve me një gjuhë të ëmbël e të afërt për nxënës dhe prindër, foli për mënyrën e mësimit dhe rëndësinë e gjuhës, si dhe premtoi se me një bashkëpunim mësues, nxënës dhe prind do të kemi sukses, mbase dhe shkëndijat e rrezes së diellit do t’i ndiejmë atëherë kurë fëmijët tanë nuk belbëzojnë në gjuhën shqipe.
Në fund u dhanë dy pika muzikore të akorduara nga nxënësit e posafilluar, që në hapat e parë u pa serioziteti dhe dëshira që zëri i shqipes të kumbojë aty ku ka shqiptarë. Tërë kësaj madhështie ia shtoi vlerën shqiponja jonë dy krenare dhe kënga “Jem Ilira”, të kënduar nga nxënësit, e përcjellë nga prindërit.
Nxënësve kryetari Krasniqi iu ofroi librat, që ditë më parë i kishte marrë nga Konsullata e Republikës së Kosovës, që dhe vlerësoi lart përpjekjet e dy konsullatave tona shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësuesit e të cilave janë të pranishëm në çdo takim të KMPGJSH-së. Gjë që ky bashkëpunim i KMPGJSH-së me Konsullata i inkurajoi më tepër prindërit dhe me duartrokitje përshëndetën këtë kontribut të tyre që u përcoll deri te prindërit përmes Krasniqit.
Në fund morën një foto të përbashkët dhe uruan që të ketë kjo nismë suksese të mëtutjeshme dhe rrugë të mbarë!
Fatmire Krasniqi
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që u mbajt në Vjenë, janë dizajnuar... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra















