Kosova
Hapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë është hapur plotësisht për qarkullim mëngjesin e 18 tetorit, gati një muaj pasi ishte mbyllur.
Pas gati më shumë se një muaj, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tregoi se kjo pikë kufitare është hapur në orën 08:30 të së mërkurës, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se pikëkalimi kufitar në Jarinjë, por edhe ai në Bërnjak, që gjenden në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe – u mbyllën nga autoritetet e Kosovës më 24 shtator, pas sulmit të armatosur ndaj policisë së Kosovë, që autoritetet në Prishtinë e cilësojnë si sulm terrorist.
Bërnjaku veçse është hapur për hyrje/dalje më 4 tetor, ndërkaq Jarinja ka qenë e bllokuar për hyrje në Kosovë, ndërkaq ishte e hapur vetëm për dalje. Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Në sulmin e një grupi të armatosur serbësh mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Gjatë përleshjeve mes grupit të armatosur dhe policisë u vranë edhe tre sulmues. Përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin, ndërkaq Kosova përmes një rezolute të miratuar në Kuvend ka kërkuar hetim ndërkombëtar për Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë.
Kosova ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i vendosë Serbisë masa ndëshkuese, ndërkaq në bllokun evropian kanë thënë se po presin që të përfundojnë hetimet dhe më pas do të vendosin për masat dhe hapat eventualë. /REL
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj











