Lajme
Hapet sezoni në Vlorë, këto janë çmimet për turistët
Qytetarët e Vlorës janë përgatitur për të pritur turistët, ky qytet ka hapur zyrtarisht sezonin turistik të shtunën. Kjo u bë nën ritmet e muzikës dhe me praninë e fishekzjarreve. Po ashtu, edhe operatorët ekonomikë të kësaj pjese kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e tyre.
Kryetari i Operatorëve turistikë të Jugut në Shqipëri, Vasil Bedinaj, ka treguar se qytetarët e Kosovës kanë frekuentuar shumë këtë pjesë për të bërë pushimet e tyre, qoftë edhe fundjavave.
“Ne kemi pasur qytetarë nga Kosova në sezonin e dimrit dhe të pranverës, është një falënderim që i kemi gjatë gjithë kohës, edhe gjatë vitit më të vështirë dhe më të keq për të gjithë operatorët vlonjatë që ishte viti 2020, Vlora ishte pothuajse Kosovë”.
“Pra, një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e Kosovës që zgjedhin për t’i bërë pushimet dhe për t’i kaluar fundjavat këtu. Për këtë janë marrë të gjitha masat, të gjithë operatorët turistikë kanë muaj që kanë bërë përgatitjet dhe ofertat e tyre më të mira. Bashkia e Vlorës ka kryer të gjithë punët e veta për të pasur një qytet të mirë dhe të aksesueshëm. Do të kemi një sezon të mirë dhe i ftojmë të gjithë qytetarët të vijnë”.
Bedinaj ka thënë se ka një llojllojshmëri të çmimeve në hotele dhe apartamente që mund të gjejnë turistët kur vijnë për pushime në Vlorë.
“Ashtu si edhe vitin 2020 rrijnë në kontakt me të gjithë konkurrrentët tanë, kjo nuk do të thotë që i kemi çmimet e njëjta. Ata kanë mundësi nga 15 euro, hotele me nga 20 euro, hotele me katër yje 50 euro deri në hotele me pesë yje me 70 euro. Pra, nuk është ajo Vlorë para disa vitesh që kishte vetëm hotele të shtrenjta, tash ka shumë hotele që janë me një çmim më të volitshëm. Është një gamë të gjerë ofertash dhe çmimesh”, ka thënë Bedinaj, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












