Lajme
Hapje kufijsh me kufizime në BE
Tani më duket se shumë vende të BE-së pritet të hapin kufijtë dhe të lehtësojnë kufizimet për Coronën. Por mungesa e rregullave të përbashkëta përbën ende një sfidë për turistët, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se qeveria gjermane pritet ta shfuqizojë deri më 15 qershor paralajmërimin për të udhëtuar në 31 vende evropiane. Përveç 26 vendeve anëtare të BE-së, kjo përfshin Britaninë e Madhe si dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtajnin. Kjo do të thotë që pas datës 15 qershor nuk do të jetë më në fuqi as rekomandimi për të qëndruar 14 ditë në karantinë për ata që vijnë në Gjermani nga këto vende.
A do të ketë së shpejti zbarkim turistësh në Evropë?
Edhe pse kufijtë i mbyllën edhe mjaft shtete të tjera evropiane, shumë prej tyre po i heqin kufizimet. Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, tha pak ditë më parë në RAI: “Ne po angazhohemi të gjithë të arrijmë që më 15 qershor të mund të rihapen kufijtë në Evropë.” Për turizmin kjo datë mund të kthehet në një lloj “Ditë evropiane të zbarkimit të turistëve”, shkruan DW.
Por fatkeqësisht edhe pak javë para pushimeve të verës, nuk duket se qarkullimi i lirë në Evropë do të rikthehet në normalitetin e dikurshëm, sepse masat shëndetësore në vende të ndryshme janë mjaft larg njëra-tjetrës. Për shembull, jo kudo vlen detyrimi për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës minimale midis njerëzve. Po ashtu edhe kriteret për një shtrëngim të mundshëm të masave të rast se shtohet numri i të infektuarve nuk janë të njëjta.
Rregulla tejet të ndryshme
Sa të ndryshme janë për momentin rregullat tregon rasti i Italisë, që kishte një nga numrat më të lartë të infeksionit në botë në raport me popullsinë. Italia shpalli se nga 3 qershori qytetarët e BE-së mund të hyjnë përsëri në vend pa pasur nevojë të kalojnë në karantinë. Por, nga ana tjetër, rajone të ndryshme të Italisë janë prekur shumë nga Corona dhe ende midis tyre nuk ka liri lëvizjeje. Mbi të gjitha është e pasigurt nëse vendet fqinje të Italisë do t’i hapin gjithashtu kufijtë. Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha në një intervistë: “Unë jam përkrahës i madh i lirisë së udhëtimit, por prapë duhet të jemi të kujdesshëm me Italinë”. Zvicra gjithashtu u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë për në Itali dhe për momentin vazhdon ta mbajë kufirin të mbyllur.
Pra, për momentin situata në Evropë është e paqartë dhe disa vende si Italia mund t’i hapin kufijtë e tyre, por pala tjetër jo. Kjo do të thotë që austriakët ose gjermanët lejohen në hyjnë Itali, kurse italianët nuk lejohen të hyjnë në Austri dhe Gjermani. Dhe Italia vështirë se do ta pranonte këtë situatë në plan afatgjatë.
Shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit paralajmërojnë
Shoqatat e mbrojtjes së konsumatorit po paralajmërojnë ndërkohë për rreziqet shëndetësore dhe po ankohen për situatën e paqartë për shkak të standardeve të ndryshme në BE. “Rregullat e higjienës duhet të jenë sa më uniforme të jetë e mundur në të gjithë Evropën”, thotë Klaus Müller, anëtar i bordit të Shoqatës Federale të Qendrave të Mbrojtjes së Konsumatorëve. Përveç kësaj, njerëzit që u përkasin grupeve me rrezik të lartë “duhet të vazhdojnë të përjashtohen prej udhëtimeve për sa kohë nuk ka një vaksinë efektive dhe të besueshme”. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Kundërshtarët e vaksinimit demonstruan në St. Gallen bashkë me ekstremistët e djathtë Bëhet fjalë për dy grupe që shprehen kundër një ligji të ri kantonal që detyron vaksinimin... -
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore














