Kosova

Haradinaj bën homazhe tek varri i Rugovës

"Jeta dhe vepra e tij ka qenë një lajm i mirë për Kosovën dhe sot në ditëlindjen e tij i themi faleminderit",  ka deklaruar Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varrit i ish-Presidentit, Ibrahim Rugova me rastin e ditëlindjes së tij.

“Jeta dhe vepra e tij ka qenë një lajm i mirë për Kosovën dhe sot në ditëlindjen e tij i themi faleminderit”,  ka deklaruar Haradinaj, transmeton albinfo.ch.

Me këtë rast ai ka njoftuar se ende nuk ka marrë njoftim zyrtar se është hequr nga lista e INTERPOL-it. “Kam dëgjuar prej medieve për këtë gjë, unë s’kam marrë asnjë përgjigje. Për besë dhe nuk jam marrë me këtë gjë”, ka deklaruar kryeministri kosovar.