Kosova
Haradinaj e çon në Kuvend letrën e dorëheqjes
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës letrën e dorëheqjes, përcjell albinfo.ch.
Veprimin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Sot, përmes një letre, i kam njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e dorëheqjes sime të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit”, ka shkruar ai.
Po ashtu, Haradinaj ka bërë të ditur se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re do të vazhdojë t’i kryejë detyrat kushtetuese si kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje.
Rikujtojmë se Haradinaj e ofroi dorëheqjen nga posti i kryeministrit, pasi, siç njoftoi ai, është ftuar në Hagë si i dyshuar.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime












