Kosova
Haradinaj e pranon se Kosova është në krizë energjetike
Kreu i ekzekutivit ka garantuar se qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë për rrymën e shpenzuar në veri të vendit. Por, Haradinaj ka thënë se nuk mund të garantojë kthimin e mjeteve për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është në krizë energjetike, pasi aktualisht është duke blerë rrymë elektrike. Ai këto pohime i ka bërë pas vizitës në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku është njoftuar nga menaxhmenti për situatën aktuale të furnizimit me energji elektrike.
“Nëpër vendbanime, nëpër fshatra të largëta, reduktimet janë më të mëdha, por përkeqësim më i madh i gjendjes nuk pritet. Kjo nuk është gjendja e duhur, por po i vuajmë pasojat e mospunës në të kaluarën”, ka theksuar Haradinaj.
Ndërsa, kur është pyetur rreth pagesës së energjisë elektrike për pjesën veriore, kreu i ekzekutivit ka garantuar se qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë për rrymën e shpenzuar në këtë pjesë të vendit. Por, Haradinaj ka thënë se nuk mund të garantojë kthimin e mjeteve për qytetarët.
Kurse, drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës ka kaluar një sfidë, e cila është ndër kryesoret, ose më e madhja që pas luftës, e që është shpronësimi.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












