Sporte Luftarake
Haradinaj: Epoka e xhudistëve tanë të pamposhtur lartëson emrin e Kosovës
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e artë në në kategorinë -73 kilogramë në Grand Prix që po mbahet në Budapest, përcjell albinfo.ch.
Me fitoren e Akilit është shprehur krenar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se epoka e xhudistëve tanë të pamposhtur lartëson emrin e Kosovës.
“Akil Gjakova, kampioni ynë në Grand Prixin e Budapestit në Hungari. Na bëri krenarë lufta, përkushtimi dhe fitorja e tij. Urime! Epoka e xhudistëve tanë të pamposhtur lartëson emrin e Kosovës nëpër botë. Faleminderit”, ka shkruar Haradinaj.
Nora Gjakova e Distria Krasniqi kanë fituar medalje të argjendta, kurse nesër do të garojë edhe Loriana Kuka.
Të ngjashme
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















