Kosova
Haradinaj falënderon policinë për mobilizim dhe siguri në prag të Vitit të Ri
Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar Policinë e Kosovës për moblizimin dhe sigurinë që kanë ndërmarrë në prag të Vitit të Ri.
“Sot, kur të gjithë ne festojmë, është Policia e Kosovës, ajo që është e mobilizuar për sigurinë dhe qetësinë e qytëtarëve. Në prag të ndërrimit të moteve, vizitova policët tanë për t’i falënderuar për punën e tyre të jashtëzakonshme në shërbim të atdheut. Qeveria e vendit është zotuar që Policia jonë të ketë pagë të dinjitetshme dhe sigurim jetësor. Përherë në mbështetje të saj!”, thuhet në një postim të Haradinajt në Facebook.
Haradinaj gjithashtu ka njoftuar se ka vizituar Forcën e Mbrojtjes.
“Viti 2018 me të drejtë mund të cilësohet si vit i vendimeve të mëdha dhe historike. Me ndjenjën e një ushtari krenar, për ta përmbyllur këtë vit në mënyrën më të mirë, vizitova FSK-në, Forcën tonë të Mbrojtjes. Shërbimi për vendin, është i shenjtë, sikurse kanë qenë të shenjta përpjekjet për liri dhe pavarësi të secilit ushtar. Me ushtrinë, u finalizua arkitektura jonë e sigurisë dhe u kurorëzua shtetndërtimi i Kosovës. Qindpërqind më të sigurt dhe më krenarë”, ka shkruar tutje, Haradinaj.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












