Kosova
Daut Haradinaj flet për ndalesën në Austri
“E vërteta është se ekziston një urdhër ndërkombëtar nga Serbia, por shteti austriak nuk i respekton urdhrat e Serbisë”, tha Haradinaj
Deputeti i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për “Info Magazine” të Klan Kosovës lidhur me raportimet për arrestim në shtetin austriak pas një urdhri të dhënë nga Serbia.
Haradinaj ka thënë se kjo nuk qëndron, pasi me të arritur në Austri, e gjitha kishte të bënte me një procedurë të tejzgjatur kontrolli, por asgjë në lidhje me ndonjë ndalesë të urdhëruar nga Beogradi, njofton Klan Kosova.
“E vërteta është se ekziston një urdhër ndërkombëtar nga Serbia, por shteti austriak nuk i respekton urdhrat e Serbisë”, tha Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
“Kjo s’ka të bëjë me ndalim, por është një verifikim që merr kohë. E drejta është se nuk ishte ndalesë, por ishin procedura të tejzgjatura për kontrolle dhe një qytetar e dërgon lajmin në Kosovë”.
“Nuk është e vërtetë që ka pasur arrest, as ndalesë, por një procedurë e stërzgjatur e kontrollit”.
“Autoritetet kanë qenë profesionale. Nuk ka pasur ndonjë procedurë tjetër, më kanë pyetur: ”Ku do të shkosh, sa do qëndrosh?” Nuk ka pasur asnjë pengesë. Jam falënderues ndaj tyre që as nuk e kanë përfillur e as nuk e kanë komentuar urdhëresën e Serbisë.
Haradinaj tha se nuk ka vend për askënd për t’u shqetësuar, dhe është shprehur mirënjohës për shtetin austriak, i cili sipas tij, nuk i zbaton urdhrat e Beogradit, njofton Klan Kosova.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet













