Kosova

Haradinaj: Kosova, kandidate për BE në vitin 2019

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka diskutuar për zbatimin e Marrëveshje së Stabilizim Asociimit (MSA), të arriturat e deritanishme të gjeturat për vitin 2018.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet punuar shumë në të gjitha nivelet dhe strukturat e shtetit, në mënyrë që deri më 2019 Kosova të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne kemi identifikuar prioritetet kyçe për vitin 2018. Prioritet kyç është agjenda evropiane e Kosovës dhe synimi ynë është që Kosova sa më shpejt me marr statusin vendit e kandidatit.

Ajo që kemi bërë së bashku me ministrat dhe ministren Dhurata Hoxha kemi ardhur deri te një dakordim që në takimin që është me këshillin raportues të MSA jo vetëm të shkojmë me një raport, por të shkojmë me një raport që na mundëson që ta marrim statusin e kandidatit në vitin 2019.

Qëllimi është të dëshmojmë që i kemi marrë punët seriozisht, sidomos në integrimet evropiane dhe të mos na japin veç detyra, por të marrim vet përgjegjësitë tona”, ka theksuar Haradinaj, përcjell albinfo.ch.