Kosova
Haradinaj: Mund të kemi koalicion parazgjedhor me VV-në
Së fundmi, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka theksuar se çështja e presidentit po bëhet më shumë diskutim medial.
“Çështja e presidentit është më shumë diskutim medial. Institucionet e Kosovës nuk është se kanë humbur shumë kohë me këtë çështje. Akoma jemi në fazën e diskutimeve. Ne nuk jemi kundër një nominimi të një kandidati tjetër. Presidenti do të zgjidhet në sallë, ne e kemi bërë ofertën dhe jemi duke punuar për ofertën. Ka pasur diskutime edhe me LDK-në dhe PDK-në, por jo diskutime të nivelit të lartë, kemi pasur diskutime me shumë deputetë”.
Gjithashtu, Haradinaj ka thënë në Rubikon se po të ishte Thaçi dhe Veseli në PDK, ndryshe do të ishin diskutimet.
“Unë e kam bërë koalicionin me PDK-në, shumë presion më kanë bërë që të hyjmë në koalicion me PDK-në. Po të ishte zoti Thaçi dhe zoti Veseli në krye të PDK-së, unë e di me këdo të flisja, po tash këta si kanë të zotët e shtëpisë”.
Nga ana tjetër, Haradinaj për herë të parë ka përmendur koalicionin me LVV-në, duke mos e mohur që mund të ketë një marrëveshje për presidentin dhe koalicion para dhe paszgjedhor.
“Nuk e thashë në asnjë rrethanë se kemi marrëveshje me Vetëvendosjen për president, por mund të kemi në të ardhmen, nuk e përjashtoj hiç. Mund të bëhemi partner me LVV-në pas zgjedhjeve, mund të ketë edhe marrëveshje para zgjedhjeve. Kemi dallime substanciale, por nuk jemi armiq, jemi kundërshtar politk”, tha Haradinaj.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













