Kosova

Haradinaj pastron dritaret e dëmtuara nga protestuesit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë një porosi të qartë për ata që po tentojnë t’i dëmtojnë institucionet e Kosovës, duke thënë se institucionet janë të popullit. Haradinaj ka publikuar disa fotografi, ku shihet duke u ndihmuar punëtorëve për pastrimin e objektit të qeverisë nga ngjyra, e cila u hodh një ditë më parë në protestën e VV-së në njëvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.

“Vetë kam humbur njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndiej thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen. Respekt për protestuesit, por shteti i Kosovës ngritët duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.  Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit. Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend”, ka shkruar Haradinaj, përcjell albinfo.ch.