Kosova
Haradinaj : Të vendosur për parandalimin e çdo ideologjie ekstremiste
“Qytetarët e Kosovës, ata që jetojnë këtu dhe që i rrisin fëmijët këtu, nuk duan dhe nuk lejojnë që fëmija e tyre të rrezikohet prej akteve terroriste"
Kryeministri, Ramush Haradinaj në tryezën e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, të titulluar “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”, ka theksuar rëndësinë e përmbylljes së kornizës së institucioneve të sigurisë në vend si dhe dhënien e fuqisë për këto institucione, bazuar në mandatin ligjor që e kanë.
Përveç ngritjes së kapaciteteve institucionale, kryeministri theksoi se edhe arsimimi më i mirë jep më pak mundësi që qytetarët e Kosovës të rrezikojnë popujt tjerë apo të bëhen bartës të veprimtarive të tilla.
“Qytetarët e Kosovës, ata që jetojnë këtu dhe që i rrisin fëmijët këtu, nuk duan dhe nuk lejojnë që fëmija e tyre të rrezikohet prej akteve terroriste, si i shohim në media, kur fëmijët në festa ose gjatë lojës ose kohës së lirë sulmohen. Nuk besoj që ka dikush në Kosovë që ka dëshirë ta sheh këtë duke ndodhur këtu, edhe tek fëmijët e vet. Që mos të ndodh kjo, kushdo që është në mandat ligjor duhet ta dijë që ka përgjegjësi, edhe nuk ka hapësirë as për tolerancë, as për flirtim, as për mbyllje sysh, as për neglizhencë”, theksoi kryeministri.
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, theksoi se shpejt pritet që Strategjia Shtetërore Kundër Terrorizmit 2017 – 2022 t’i dorëzohet për miratim Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa do të bëhet edhe vlerësimi vjetor i implementimit të Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm 2015 – 2020.
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë edhe ministra të linjës së Qeverisë së Kosovës, Ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë dhe akterë tjerë kyç që merren me luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











