Kosova
Haradinaj uron 2020-ën: Dorëheqja dhe zgjedhjet ishin sfidë për Kosovën
Haradinaj tha se viti që po lëmë pas ishte plot sfida, por që u tejkaluan me sukses
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar qytetarëve përmes një videoje, me ç’rast uroi të gjithë për një vit të suksesshëm në 2020-ën.Haradinaj tha se viti që po lëmë pas ishte plot sfida, por që u tejkaluan me sukses.“Po mbyllen edhe një vit, viti 2019. Një vit jo i lehtë besoj për të gjithë ne. Sytë, zemra dhe vëmendja jonë çdo herë ka qenë në tema të rëndësishme për ne, për kombin, për të gjithë kudo që jemi. Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë. Ramë në sfida që na testuan. Edhe dorëheqja edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovë, ishin test për ne dhe për demokracinë që e kaluam me sukses”, ka thënë ai.
“Sot ne mund të themi se jemi më të qëndrueshem, se jo vetëm që në Kosovë prodhohet energji, por çmimi i energjisë është i lirë”, shtoi tutje.
Haradinaj përmendi si suksese energjinë, Ligjin për Trepçën, Ligjin e Punës dhe tha se jemi më të fortë në siguri.
Tutje ai uroi të gjithë për Vitin e Ri.
“Kemi ende shumë punë, por unë besoj që do t’ia dalim”.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











