Kosova

Haxhiu: Marrëveshja me Zvicrën do të përmirësojë infrastrukturën ligjore në Kosovë

"Sot, Qeveria votoi nismën e Ministrisë së Drejtësisë për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës."

Në kohën e fundit, qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka marrë një numër të madh vendimesh, në mbledhjen e 21-të, e cila u mbajtë mbrëmjen e së enjtes.

Në lidhje më njërin nga vendimet e marra, ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se është votuar nisma e e Ministrisë së Drejtësisë për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.

Haxhiu ka shpjeguar qëllimin e kësaj nisme, duke e theksuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e ndhmës juridike në çështje penale me Zvicrën.

Më posht postimi i plotë:

Sot, Qeveria votoi nismën e Ministrisë së Drejtësisë për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.

Qëllimi i kësaj nisme është thellimi i bashkëpunimit në fushën e Ndihmës së Ndërsjellë Juridike në çështjet penale, duke përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi, komunikimi i drejtpërdrejt në mes të organeve tona gjyqësore, grupet e përbashkëta hetimore, Transferimin e Procedurës Penale, si dhe marrjen e dëshmive, duke përfshirë edhe marrjen e dëshmive përmes video-konferencës.

Lidhja e kësaj Marrëveshjeje, do të rezultojë në rritjen, përmirësimin dhe plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmes avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

Sot, Qeveria votoi nismën e Ministrisë së Drejtësisë për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në…

Publiée par Albulena Haxhiu sur Jeudi 2 avril 2020