Shkurt.ch

Haziri në Zvicër merr pjesë në varrimin e Rinor Bunjakut

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në varrimin e 17-vjeçarit Rinor Bunjaku, i cili vdiq tragjikisht në Zvicër.

Në prezencën e mijëra njerëzve në Rumlang të Zurich, të premten i është dhënë lamtumira e fundit Rinor Bunjakut, i cili u nda tragjikisht nga jeta më 26 prill.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se do ta kujtojnë gjithmonë si djalë të hareshëm e të buzëqeshur.

“Në emër të qytetarëve të Gjilanit sot jam i pranishëm dhe jam me Ju, familjen Bunjaku. Shpirti i bardhë i Rinorit sot ndahet nga ne, por do të jetojmë me kujtimet, buzëqeshjen dhe përqafimet e tij. Lamtumirë, engjëlli ynë”, ka thënë, ndër të tjera kreu i Gjilanit.