Kosova
Heldt: Gjermania do ta përkrahë energjinë e ripërtërishme në Kosovë
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), me përkrahjen e Qeverisë së Gjermanisë, respektivisht GIZ, Projektit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë (KEEP), ka lansuar të enjten Rrjetin e Bizneseve për Energji të Pastër, i cili synon nxitjen e zhvillimit të sektorit privat, promovimin e debatit publik dhe adresimin e çështjeve ligjore për energji të pastër tek institucionet publike.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se 60% e konsumit të energjisë në Kosovë shpenzohet nga shtëpitë e banimit, ndërsa pjesëmarrja e sektorit privat është shumë e ulët, bëhet e ditur përmes një njoftimit për medie.
Ai ka thënë se Qeveria e Gjermanisë e ka përkrahur sektorin e energjisë në Kosovë, me fokus në energjinë e ripërtëritshme dhe energjinë efiçiente dhe do të vazhdojë ta përkrahë këtë sektor, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Ambasadori Heldt ka shtuar se rikthimi i investimeve në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe asaj efiçiente është shumë i shpejtë, prandaj e ka inkurajuar sektorin privat që t`i kenë prioritet investimet në këtë fushë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe energjisë efiçiente do të investohen në tre vjetët e ardhshme rreth 100 milionë euro. Ai ka thënë se aktualisht janë të instaluara 77 MW/h energji e ripërtëritshme dhe janë në proces edhe 22 projekte të tjera me kapacitet 178 MW/h.
Nëpërmes Rrjetit të Bizneseve për Energji të Pastër, Oda Gjermano-Kosovare dhe GIZ-i do të shërbejnë si urë lidhëse mes sektorit publik dhe privat në Kosovë, ka thënë drejtoresha e OEGJK, Nora Hasani.
Avni Sfishta nga GIZ ka treguar për praktikat më të suksesshme të vendeve të BE-së për investime në energjinë e pastër.
Profesori i ekonomisë, Naim Gashi, ka propozuar masa fiskale, siç është përshkallëzimi i TVSH-së, për të nxitur investimin e ekonomive familjare dhe bizneseve në energji të pastër.
Aktualisht GIZ-i është duke promovuar debatin publik për Energji Efiçiente, duke përfshirë standardet dhe legjislacionin, ndërsa Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, si anëtare e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik në kuadër të Kryeministrisë si dhe Zyrës së Komunitetit për Biznese në Kuvend, mund të ofrojë inpute për promovimin e interesave të kompanive anëtare të Rrjetit.
Deri në fund të vitit, Rrjeti i Bizneseve për Energji të Pastër do të ketë edhe dy takime të tjera. Ky Rrjet do të jetë i hapur për të gjitha kompanitë, të cilat dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e tregut të energjisë të pastër dhe energjisë efiçiente.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












