Autotech
‘Helikopteri’ taksi, në treg vitin e ardhshëm
Mjeti ishte një nga pikat kryesore të festivalit Greentech, një ngjarje në Berlin
Është një zog apo një avion? Jo, është volokopteri, avioni i parë në botë me ngritje dhe ulje vertikale (VTOL), plotësisht elektrik dhe i sigurt. Mund të duket si diçka dalë nga një film fanta-shkencë i bazuar në një të ardhme të largët, por ky automjet do të hidhet në treg në shumë qytete anembanë botës vitin e ardhshëm.
Mjeti ishte një nga pikat kryesore të festivalit Greentech, një ngjarje në Berlin, e projektuar për të shfaqur teknologjinë dhe mundësitë e një të ardhmeje më të gjelbër.
Festivali është ideja e ish-kampionit botëror të Formula 1, Nico Rosberg, i cili është larguar nga jeta garave të makinave për t’u bërë një ‘luftëtar’ ekologjik.
“Nuk është pas 10 vjetësh, është në fund të vitit të ardhshëm që do të komercializohet”, thotë Rosberg për CNN’s Supercharged, transmeton Scan.
“Në vende si Dubai, Singapori dhe Gjermania. Është fenomenale, sepse kjo do të revolucionarizojë mënyrën se si po lëvizim dhe do të lehtësojë gjithashtu qytetet, sepse do të përdorim shumë lehtë hapësirën ajrore”, përcjell albinfo.ch.
Duke u ngritur dhe ulur vertikalisht, automjeti do të ofrojë një shkallë më të lartë sigurie, thotë kompania gjermane Volocopter si dhe do të transportojë pasagjerë dhe ndërron bateritë në ‘Volo Hubs’ dhe ‘Volo-Ports’. Volokopteri bazohet në teknologjinë e dronit dhe bateritë do të zëvendësohen nga robotët përpara çdo udhëtimi. Ajo synon të mbajë 100,000 pasagjerë në orë në mbarë botën brenda 10 vjetëve të ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet












