Lajme
“Helvetas”, marrëveshje për punësim me komunën e Prishtinës
Nënshkruhet marrëveshja e mirëkuptimit për Projektin “Rritje e punësimit për të rinjtë” - 10 nëntor 2014” ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe “Helvetas Swiss Intercooparation”
Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti dhe drejtori “Helvetas Swiss Intercooparation” në Kosovë, Heini Conrad nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit për realizimin e projektit “Rritje e punësimit për të rinjtë. Përmes këtij projekti, siç u tha, synohet që të krijohen mundësi të reja të zhvillimit të sektorit privat.
“Bëhet fjalë për dy projekte, “Qendra e Biznesit” dhe “Qendra e Karrierës”, të cilat po mundohemi që me financim të Komunës dhe bashkëpunim nga Helvetas-i, t’i zhvillojmë edhe më tutje. Pra, do ta kemi një Qendër e cila do t’ju ndihmojë bizneseve të reja, posaçërisht atyre që eksportojnë shërbime jashtë vendit, duke iu ndihmuar atyre edhe me këshilla por edhe me gjetjen e kontakteve në mënyrë që të zhvillohen sa më shumë”, tha kryetari Ahmeti.
Dhe e dyta, sipas tij, është Qendra e Karrierës, e cila do të lidhë shkollat profesionale në të cilat vijojnë mësimin rreth 7000 nxënës me tregun e punës.
“Qëllimi është që t’i këshillojmë këta të rinj që vijojnë mësimin në shkollat e mesme profesionale që të gjejnë punë dhe më pas, të njëjtit ta bëjnë ndërlidhjen me bizneset që kërkojnë aftësi nga këto shkolla profesionale”, tha me këtë rast kryetari i kryeqytetit Ahmeti.
Sipas tij, deri më tani shkollat profesionale në Prishtinë janë konsideruar vetëm si rezerva që kanë shërbyer për nxënës që nuk kanë mundur të pranohen në gjimnaze. Mirëpo, siç u shpreh Ahmeti, bëhet fjalë për shkolla të cilat kanë potencial të lartë për të krijuar njerëz të aftë.
“Synojmë që të punësojmë 500 deri në 600 prej tyre duke i lidhur direkt me bizneset që kanë nevojë dhe duke i siguruar bizneset se përveç shkollimit që e kanë në shkollën profesionale, ata të kalojnë edhe nëpër Qendrën e Karrierës duke u përgatitur sa më mirë për tregun e punës”, tha Ahmeti, sipas të cilit, një prej shumë arsyeve pse shteti zviceran është i zhvilluar, është dhe fokusimi në shkollat profesionale.
Edhe përfaqësuesi i “Helvetas” shprehu kënaqësinë e tij për nënshkrimin e një memorandumi të tillë, i cili është një bashkëpunim krejtësisht i ri, madje inovativ e që do t’u ofrojë shërbime për karrierë nxënësve të shkollave për arsimimin dhe aftësimin profesional.
Ndryshe, përmes projektit “Rritje e punësimit për të rinjtë” pritet që Komuna e Prishtinës të mbështesë bizneset që janë në fillim të veprimtarisë së tyre e të cilat punojnë në sferën e eksportit të shërbimeve (out source) teksa 7.110 nxënës të shkollave të mesme janë të regjistruar aktualisht në shkolla profesionale, prej të cilëve 1.400 diplomojnë çdo vit.
Ndërkohë që 60 për qind e tyre, sipas hulumtimeve, vazhdojnë studimet e larta e 40 për qind hyjnë ose tentojnë të hyjnë në tregun e punës.
“Qëllimi ynë do të jetë që 500 deri në 600 nxënësve të përgatitur në shkollat profesionale, përmes këtij projekti, Komuna t’ua krijojë gjasat e punësimit duke krijuar një ambient të ri e dinamik të lidhjes midis sistemit të mesëm dhe tregut të punës”, konsideron Ahmeti.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana









