Shkurt.ch
HI-Call, dorëzat e dimrit shndërrohen në telefon
Tashmë mund të telefononi edhe në temperatura të ulëta. “Dorëzat e mençura” jo vetëm që do të shërbejnë për ngrohjen e duarve, por edhe të telefononi gjatë dimrit
Për këtë ka menduar një kompani italiane e teknologjisë inovative. “HIFUN” është kompania që është themeluar në Itali dhe ka zhvilluar pajisje të pazakonta për telefonat “Smartphone”.
Hi-Call janë dorëza dimri, në të cilat ka të inkorporuar me “Bluetooth” një dëgjuese telefonike dhe mikrofon.
Dëgjuesja është në gishtin tregues, ndërsa mikrofoni në gishtin e vogël. Dorëza lidhet me një telefonin “Smartphone” nëpërmjet “Bluetooth”, ndërsa bateritë mbushen me “USB”.
Bateritë e mbushura plot iu mbajnë 10 ditë gjatë dimrit. Dorëzën mund ta pastroni pa problem në një rrobalarëse.
Hi-Call dorëzat telefoni do të jenë në dispozicion nga mesi i shtatorit, janë të përshtatshme për meshkuj dhe femra, me një çmim deri 49.99 euro.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën