Shkurt.ch
Hidhet poshtë ankesa e “invalidit” serb: Vëzhgimi i tij nga detektivët ka qenë i drejtë
Sa i përket sigurimit të invaliditetit, që nga 1 janari i vitit 2008 ekziston baza ligjore që lejon shfrytëzimin e provave nga vëzhgimi si dëshmi
Në një vendim të saj që kishte marrë në tetor të vitit 2016, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ishte shprehur kundër shfrytëzimit si dëshmi të rezultateve të vëzhgimit nga detektivët. Për këtë vendim ishte mbështetur në një rast dënimi që ishte shqiptuar në Zvicër, shkruan 20minuten.ch.
I inkurajuar nga ky vendim, një serb 52 vjeçar i Cyrihut, i dënuar se kishte shfrytëzuar pa të drejtë pensionin e invaliditetit, ka bërë një ankesë në Gjykatën e Lartë (kantonale) të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Ai, nga viti 2009 deri në vitin 2015 ai kishte përfituar pensionin në fjalë, për çfarë ishte dënuar me 8 muaj burg me kusht nga Gjykata e Qarkut e Cyrihut.
Por, Gjykata e Lartë as që e ka marrë në shqyrtim kërkesën e tij për të rishikuar lëndën dhe për ta shpallur atë të pafajshëm.
Ai i është referuar me këtë rast “një vendimi bindës të Gjykatës Federale”, duke shpallur kështu si të mirëqenë një pohim të pasaktë, shkruan Gjykata e Lartë. Kjo për faktin se në vendimin e Strasburgut nuk mund të mbështetet një person i tretë për të atakuar vendimin gjyqësor që i është shqiptuar atij. Një kërkesë për rishikim të vendimit gjyqësor mund ta bëjnë vetëm ata persona për të cilët personalisht ka marrë një vendim Gjykata e Strasburgut, përcjell albinfo.ch.
Por edhe nga ana përmbajtjesore serbi nuk do të kishte pasur asnjë shans, pasi që vendimi nga Strasburgu nuk ka të bëjë me fushën të cilës i përket rasti i tij, thotë Gjykata e Lartë e Cyrihut. Dhe këtë pohim e argumenton duke kujtuar se gjykatësit e Strasburgut i kishin shpallur të pavlefshme provat nga përgjimi në një rast që kishte të bënte me sigurimin e detyruar për aksidente.
Ndërsa sa i përket sigurimit të invaliditetit, që nga 1 janari i vitit 2008 ekziston baza ligjore që lejon shfrytëzimin e provave nga vëzhgimi si dëshmi, përfundon vendimi i Gjykatës së Lartë. Me këtë, konfirmohet përfundimisht se ankuesi nuk ka asnjë të drejtë në pretendimin e tij.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










