Shkurt.ch
Hidhet poshtë iniciativa për pagën minimale
Iniciativa kërkonte që pagesa minimale për një orë pune të jetë 22 franga ose paga mujore, së paku 4000 franga bruto
Dhoma e Kantoneve e parlamentit të Zvicrës ka hedhur poshtë iniciativën për pagën minimale, që është iniciuar nga sindikatat e Zvicrës. 31 deputetë kanë votuar kundër kësaj iniciative ndërsa 13 pro. Duke marrë këtë qëndrim, kjo dhomë i është përgjigjur pozitivisht rekomandimit të komisionit për ekonomi dhe taksa.
Iniciativa popullore për pagën minimale kërkon që pagesa minimale për një orë pune të jetë 22 franga ose paga mujore për një vend pune me normë të plotë, së paku 4000 franga bruto. Por, shumica në Dhomën e Kantoneve ishte e mendimit se një veprim i tillë do të ishte i dëmshëm për ekonominë e Zvicrës.
Sipas qëndrimit mbizotërues, lartësia e pagave duhet të rregullohet në degët përkatëse të ekonomisë me marrëveshjet e përgjithshme që vlejnë brenda tyre. Për këtë arsye Dhoma e Kantoneve i ka kërkuar Qeverisë Federale që të shpejtojë procedurat për lidhjen e marrëveshjeve të përgjithshme të punës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














