Hildebrand: “Kritikët e mi i shkaktojnë dëme Zvicrës”
Punëtori i IT në bankën Sarasin, ia ka dhënë informatat prokurorit Herman Lei, i cili është këshilltar i SVP-UDC-së në Thurgau
Siç është paralajmëruar, kryetari i Bankës Nacionale të Zvicrës, Philip Hildebrand, sot në orën 16 ka dhënë deklaratën e tij lidhur me akuzat me të cilat është ngarkuar ditëve të fundit nga opinioni i vendit.
Në konferencën për medie, ku kanë marrë pjesë rreth 150 gazetarë, Hildebrand është paraqitur i shoqëruar nga dr. Hansueli Raggenbass, kryetar i Këshillit të SNB.
Marrë në përgjithësi, Hildenbrand në këtë konferencë është angazhuar për transparencë por njëkohësisht ka thënë se qasja e tillë e opinionit ndaj rastit “e dëmton Zvicrën”.
“Në çdo kohë unë jam sjellë jo vetëm konform ligjit dhe rregullave por edhe në mënyrë korrekte. Me vetëdije nuk kam bërë shkelje rregullash por jam i vetëdijshëm se kam obligim moral për tu përgjigjur.
Hildebrand thotë se më 15 dhjetor të vitit të kaluar është ballafaquar nga presidentja e vendit Micheline Calmy Rey me pyetjen nëse ai është implikuar personalisht në një transaksion ku ka shfrytëzuar përparësitë që ia siguron pozicioni i tij në krye të bankës. Menjëherë pas kësaj ai thotë të ketë urdhëruar këshillin e bankës për të bërë një kontroll të brendshëm rreth kësaj.
Më tutje ai ka thënë se mbikëqyrja ka ardhur nüë konstatuimin se nuk ka pasur kurrfarë keqpërdorimi të informacioneve në këtë rast.
Ai ka pranuar se një pjesë të pasurisë së tij, “për shkaqe familjare” nga shitja e një shtëpie pushimesh (3.3 milionë franga) e ka investuar në dollarë. Pastaj në tetor ai ka blerë një apartament pushimesh, për të cilin ka paguar 475 mijë franga nga paratë në dollarë që i kishte nga shitja e shtëpisë.
Ndërkaq Hildebrand ka thënë se mënyra se si e kanë paraqitur mediet gjithë problemin, e ka dëmtuar integritetin e tij. Po kështu, kritikët e tij “dëmtojnë Zvicrën”, ka thënë ai.
Si leksion që ka nxjerrë nga kjo, ka shtuar Hildebrand, është kërkesa për shtim të transparencës.
Më tutje Hildenbrand u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai ka thënë se kontoja e tij është transparente, i pyetur nga një gazetar rreth kësaj. Por, ka shtuar, ajo do të jetë e hapur për kërkesat që këshilli i bankës ose Këshilli Federal (qeveria) do të bëjë në atë drejtim.
Ai është pyetur se si kanë ardhur të dhënat nga transaksionet e tij në duar të Weltwoches dhe të Blocherit. Me këtë rast është përgjigjur kryetari i këshillit bankar Raggenbass. Ai ka thënë se punëtori që ka mirëmbajtur rrjetin informativ në bankën Sarasin, ia ka dhjënë informatat prokurorit Herman Lei, i cili është këshilltar i SVP-UDC-së në Paralmentin e Kantonit të Thurgaut. Ky pastaj ia ka dorëzuar ato Christoph Blocher-it , i cili i ka bartur ato te presidentja e atëhershme e shtetit, Calmy Rey.
Lidhur me veprimin e tij të mëtejshëm, Hildebrand ka thënë se, në rast se autoritetet kompetente nuk ia tërheqin besimin e dhënë, ai do të punojë me energji të shtuar në funksionin që mban.
I cytur nga pyetjet e gazetarëve, ai ka folur edhe për vendimet që ka marrë bashkëshortja e tij pa konsultim me të, për transaksione të caktuara. “Ajo është vetë eksperte financash dhe personalitet i pavarur”, ka thënë Hildebrand, duke pranuar se veprimet e ssaj mund të kenë qenë me pasoja.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












