Kosova
Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit
Zëvendësministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit.
Lajmi bëhet i ditur nga një postim në rrjetin social “X” të Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.
“Fariz Rzayev, zëvendësministër i Jashtëm i Azerbajxhanit dhe zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan në “X” ambasadori Anar Huseynov.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive Biletat e skive shënojnë rritje në vitin 2026... -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane -
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar













