Autotech
Hiqet “Roamingu” për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor
“Fol si n’shpi”, është qëllimi i projektit që po zhvillon Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe që synon që brenda korrikut të vitit 2021 të sjellë “Roaming” pa pagesë për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor: Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, thotë se për të gjithë ata që janë të lodhur nga paniku që i kap sapo kalojnë kufirin, ka një lajm të mirë.
“Ju kanë kapur dridhmat duke hapur faturën e telefonit të muajit kur keni udhëtuar jashtë vendit, jeni në kërkim të një komunikimi më të shpejtë, por më të lirë”, shkruan Bregu në një postim në rrjetet sociale, ndërsa jep lajmin se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal po punon për ta bërë këtë realitet.
“Marrëveshja e re rajonale e Roaming po bëhet gati për të përfshirë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që do të sjellë kosto zero të Roaming brenda korrikut 2021”, tha Bregu.
Sipas saj, edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të “Flasin si n’shpi”, ashtu sikundër ata të Bashkimit Evropian.
“Pasi të përfundojmë këtë, rruga për reduktimin e kostove të shërbimit “roaming” midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të tjerëve do të hapet”, tha ajo. E ndërkohë, çmimet do të ulen edhe më shumë.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














