Bota
Historia e 4 vjeçares që mendoi se aparati ishte armë
BBC bisedoi me fotografin Sağırlı – i cili tani punon në Tanzani – për të konfirmuar origjinën e fotografisë, përcjell Albinfo.ch.
Fëmija nuk është një djalë, por një vajzë katërvjeçare, Hudea.
Imazhi u realizua në kampin e refugjatëve Atmeh në Siri, në dhjetor të vitit 2014.
Ajo qëndronte në kamp – pranë kufirit turk – me nënën dhe dy fëmijët e tjerë të saj. Rreth 150 km larg nga shtëpia e tyre në Hama.
“Po përdorja një lente telefoto, dhe ajo mendonte se ishte një armë”, thotë Sağırlı.
“E kuptova se ajo ishte e tmerruar pasi e mora, dhe shikoja figurën, sepse ajo ngriti buzët e saj dhe ngriti duart. Normalisht fëmijët ikin, fshehin fytyrën ose buzëqeshin kur shohin një aparat fotografik”.
“Ju e dini që ka njerëz të zhvendosur në kampe, ajo që ka më shumë kuptim për të parë se çfarë kanë vuajtur nuk është nëpërmjet të rriturve, por përmes fëmijëve”.
Imazhi u botua për herë të parë në gazetën Türkiye në janar, ku Sağırlı ka punuar për 25 vjet, duke mbuluar luftën dhe fatkeqësitë natyrore jashtë vendit, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Më pas fotografia u shpërnda nga përdoruesit e mediave sociale të Turqisë në atë kohë. Por u deshën disa muaj para se të shpërndahej në mënyrë virtuale në gjithë botën.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












