Bota
Historia e Capitol Hill, që u pushtua nga protestuesit
Simbolikisht, Capitol Hill është ndër ndërtesat më të rëndësishme në vend
Përpjekjet e pareshtura të Presidentit në detyrë të SHBA Donald Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 morën një kthesë të rrezikshme të mërkurën, kur një turmë e armatosur dhe e zemëruar e mbështetësve të tij sulmuan Capitol Hill dhe u përleshën me policinë ndërkohë që Kongresi u mblodh për të vlerësuar fitoren presidenciale të Joe Biden.
Një grua u qëllua për vdekje në dhunën që pasoi ndërsa protestuesit pro-Trump thyen barrikada dhe përparuan në sallat e ndërtesës së Capitol, duke thyer dritare dhe u përleshën me oficerë policie në atë që gjerësisht po konsiderohet si një nga shkeljet më të këqija të sigurisë në historinë e SHBA.
Rrëmuja dhe kaosi i prodhuar duket se ka thelluar përçarjen brenda Partisë Republikane, me disa udhëheqës që drejtojnë gishtin drejt Trump për nxitjen e dhunës duke u kërkuar mbështetësve të tij të refuzojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, transmeton TCH.
Rreth ndërtesës dhe kompleksit Capitol të SHBA
Lagja strehon rreth një duzinë, ndërtesash të profilit të lartë të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Senatin, shtëpinë e Përfaqësuesve dhe Gjykatën e Lartë, përcjell albinfo.ch.
Është një nga lagjet më të vjetra të banimit në Uashington, DC. Sipas Qendrës së Vizitorëve të Capitol të SHBA, ndërtimi filloi në 1793 dhe Kongresi i vendit u takua për herë të parë në pjesën e përfunduar në nëntor, 1800.
Kapitoli u zgjerua pasi një legjislacion u miratua në 1850. Puna arkitektonike zgjati 18 vjet për t’u përfunduar. Kapitoli ka më shumë se 540 dhoma.
Kupola (the rotunda) është zemra e Capitol Hill
Megjithëse nuk i shërben asnjë funksioni legjislativ, është një qendër ceremoniale ku janë mbajtur funeralet shtetërore për presidentët nga Abraham Lincoln në Lyndon Johnson, anëtarë të dalluar të Kongresit, heronj ushtarakë dhe qytetarë të shquar.
Shumë kryetarë shtetesh janë pritur aty dhe individë dhe ngjarje të paharrueshme janë festuar.
Sa i rëndësishëm është?
Simbolikisht, Capitol Hill është ndër ndërtesat më të rëndësishme në vend. Ai qëndron si monument për popullin amerikan dhe qeverinë e tij.
Kompleksi Capitol gjithashtu ka një muze të artit dhe historisë amerikane. Ajo ka një degë të veçantë policie – Policia e Kapitolit të SHBA – së cilës i është besuar mbrojtja e anëtarëve të Kongresit, punonjësve dhe vizitorëve.
Ndërtesa me kupolë Capitol ka qenë për shekuj me radhë skena e protestave dhe e dhunës së herëpashershme, përfshirë një të shtënë me armë në vitin 1954 ku përfshiheshin nacionalistët Porto Rikanë. Por ngjarjet e së mërkurës ishin veçanërisht befasuese, sepse ato u zhvilluan të paktën fillimisht me bekimin e nënkuptuar të presidentit dhe për shkak të qëllimit themelor të përmbysjes së rezultateve të një zgjedhje të lirë dhe të ndershme presidenciale.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













