Integrimi
Historia e deputetes së parë shqiptare në Parlamentin Evropian
Arba Kokalari është mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari
Arba Kokalari është bërë eurodeputetja e parë shqiptare. Ajo është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës.
“Unë kam hyrë në Parlamentin Evropian! Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për mua!”, shkruante deputetja më e re e PE, Arba Kokalari në “Facebook” pas daljes së rezultateve. Partia ku bën pjesë edhe shqiptarja fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në 4 deputetë në PE.
Kush është Arba Kokalari?
Arba Kokalari, lindi më 27 nëntor 1986, është politikane suedeze në Partinë Moderate.
Ajo është deputete në kryesine federative për Partinë Moderate në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015, shkruajnë mediat shqiptare.
Ajo më parë ishte sekretare ndërkombëtare e Shoqatës Rinore Moderate, përcjell albinfo.ch.
Arba Kokalari, mbesa e intelektuales, disidentes dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, ishte në listë nga partia Partia Moderate që qeveris Suedinë, si një kandidaturë shumë serioze për deputete në Parlamentin Evropian.
Ishte vetëm 16 vjeç kur nisi të merrej për herë të parë me politikë, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të saj. Ajo e shikon politikën si të lidhur ngushtësisht me jetën e saj, pasi edhe studimet i ka mbaruar pikërisht për Politikë dhe Politikë Evropiane.
Kokalari premton se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Prandaj shqiptarët që jetojnë në Suedi kishin një arsye më shumë për ta votuar atë të jetë një deputete në PE.
Pati mjaft kandidatë shqiptarë në zgjedhjet evropiane këtë vit. Ata përfaqësuan Belgjikën, Greqinë, Italinë dhe Suedinë, e ishte pikërisht kjo e fundit që nxori edhe fituesen e vetme.
Lulzim Basha dhe Behgjet Pacolli ishin ndër politikanët e parë që e uruan Arbën, për suksesin e saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











