Lajme
Shqiptarët myslimanë që restauruan kishën italiane
Bëhet fjalë për Luan Hallullin dhe Arben Mukën, të cilët janë të angazhuar në fushën e ndërtimit. Interesant është fakti që të dy ata janë të besimit islam dhe kanë kontribuar për një objekt të fesë së krishterë, që ishte kthyer në rrënojë.
Luan Hallulli dhe Arben Muka, të cilët jetojnë në Itali, në një intervistë për emisionin “Wake up” tregojnë historinë e tyre dhe si e ndërmorën nismën për restaurimin e kishës së San Roccos në Popoli, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave italiane.
Luani ka emigruar nga Vlora që në moshën 14-vjeçare. Ai është kryetar i një shoqate italo-shqiptare në Abruzzo. Drejton një kompani ndërtimi dhe ka rreth 20 vjet i angazhuar në këtë fushë. Në vitin 2009 ai ka krijuar edhe dy shkolla shqipe me nga 20 nxënës.
Të dy shqiptarët që jetojnë prej vitesh në Itali, në komunën e Pratola Peligna, në Aquila, janë bërë të njohur për faktin se kanë restauruar falas kishën e San Roccos në Popoli, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për Luan Hallullin dhe Arben Mukën, të cilët janë të angazhuar në fushën e ndërtimit. Më interesant është fakti që të dy ata janë të besimit islam dhe kanë kontribuar për një objekt të fesë së krishterë, që ishte kthyer në rrënojë. Kjo kishë rrezikonte të shembej në pjesë të caktuara të saj, duke rrezikuar edhe besimtarët.
Luan Hallulli dhe Arben Muka na treguan historinë e tyre, se si nisma e tyre u përkrah dhe u bë lajm i parë në mediat italiane. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë














