Integrimi
Historike: 33 shqiptarë kandidojnë në zgjedhjet e Italisë
Më shumë se 30 shqiptarë kanë paraqitur kandidaturat për zgjedhjet e 26 majit në Itali.
Gazeta “Albania News” ka publikuar listën e kandidatëve shqiptarë që do të garojnë në zgjedhjet e 26 majit. Gerarta Ballo do të kandidojë në zgjedhjet në nivel të BE-së, kurse 33 shqiptarë të tjerë në Itali do të garojnë në zgjedhjet komunale në shtetin italian, përcjell në shqip albinfo.ch.
Këtë pjesëmarrje e ka mirëpritur edhe ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, i cili përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, e ka quajtur si pjesëmarrje historike.
“Pjesëmarrje historike e shqiptarëve në zgjedhjet e 26 majit në Itali. Deri tani janë 33 kandidatët e konfirmuar në zgjedhjet administrative, ndërsa të tjerë pritet të konfirmojnë kandidaturat”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Deri tash, kjo është lista e kandidatëve shqiptarë në Itali:
1. Sonila Alushi
2. Borana Tartari
3. Uljana Gazidede
4. Eva Meksi
5. Dashamir Kruja
6. Ina Dhimgjini
7. Ilda Beqo
8. Admir Toto
9. Arli Dervishi
10. Valbona Kalaj
11. Gentjan Rizo
12. Petrit Malaj
13. Agim Lorenzo Danaj
14. Dejnada Kasa
15. Denis Bendo
16. Blerina Halili
17. Xhoana Bushi
18. Adel Ibraimi
19. Leonora Bytyqi
20. Roland Ndoci
21. Mirela Gega
22. Xheimina Dervishi
23. Kristian Baci
24. Vojsava Meciti
25. Armando Zotaj
26. Elona Gaxha
27. Anisa Rama
28. Jozef Gjura
29. Ben Kulli
30. Ornela Sejdini
31. Klarita Grazhdani
32. Resli Bitincka
33. Ferdinant Kasa.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











