Kosova
Holanda mbështet Kosovën në fuqizimin e sundimit të ligjit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.
Gjatë këtij takimi Willems u interesua për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, duke thënë që Holanda është e gatshme të ofrojë mbështetjen e plotë në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë, me synim të ndërtimit të një sistemi të pavarur dhe efikas të drejtësisë që është në interes të qytetarëve të Kosovës.
Në këtë drejtim, ambasadorja holandeze ndau shembujt ekzistues të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Holandës në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit që kontribuon në përmirësimin e klimës së bizneseve lokale dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, ministrja e Drejtësisë ndau informata lidhur me planin e vetingut dhe Rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë.
Gjatë takimit ajo e informoi ambasadoren Willems për progresin e bërë në këtë drejtim, duke theksuar që Ministria e Drejtësisë do të jetë gjithnjë e fokusuar në përmbushjen e të gjitha kushteve të nevojshme për të kthyer besimin e qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve të jashtëm në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
Në këtë drejtim, Haxhiu shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm mes Mbretërisë së Holandës dhe Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit.
Ministrja Haxhiu falënderoi ambasadoren Willems, ndërsa vlerësoi lart mbështetjen e Mbretërisë së Holandës për proceset që ka kaluar Kosova.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant Qendra për konsumimin e drogës Quai 9 do të zhvendoset nga zona pranë stacionit hekurudhor në... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana












