Integrimi
Hollande i ofron Leonardës të kthehet në Francë pa familjen
Presidenti francez, François Hollande në deklaratën e tij të sotme i ka ofruar vajzës që të kthehet në Francë dhe të vazhdojë shkollimin.
Protestat e nxënësve dhe të tjerëve lidhur me dëbimin nga Franca në Kosovë të vajzës kosovare me përkatësi rome e kanë detyruar së fundi të deklarohet edhe presidenti vendit, François Hollande. Ai, në deklaratën e tij të sotme i ka ofruar vajzës që të kthehet në Francë dhe të vazhdojë shkollimin.
Por presidenti me këtë rast ka specifikuar se “kthimi i lejohet vetëm asaj dhe vetëm nëse dëshiron të vazhdojë shkollimin në Francë. Me këtë ai e ka bërë të qartë se anëtarët tjerë të familjes së Leonarda Dibranit 15 vjeçe nuk lejohen të kthehen.
Rasti i nxënëses rome ka ngjallur reagime dhe protesta të shumta në Francë, pasi që policia e ka marrë atë nga autobusi ku ishte me shokët e shkollës, pas kthimit nga një ekskursion. Prindërit dhe familjarët tjerë ë saj po ashtu ishin dëbuar.
Familja Dibrani është kthyer dhunshëm në Mitrovicë, prej nga kryefamiljari kishte deklaruar se kishin prejardhjen. Ndërkohë ai ka thënë se i vetmi në familje me prejardhje nga Kosova është ai. Fëmijët, përfshirë edhe Leondardën, kishin lindur në Itali, prej nga kishin ikur dhe kishin kërkuar azil në Francë duke u prezantuar si kosovarë.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













