E-Diaspora
Homazhe me ndezje qirinjsh për Astrit Deharin para Ambasadës së Kosovës
Ndonëse iniciativa ishte marrë nga Lëvizja Vetëvendosje në Vjenë, në këtë aksion simbolik të pranishëm ishin qytetarë shqiptarë pa dallime politike.
Dhjetëra bashkatdhetarë shqiptarë në Vjenë të Austrisë të hënën në mbrëmje kanë bërë homazhe dhe kanë ndezur qirinj para Ambasadës së Kosovës në Austri. Në këtë mënyrë ata kanë shprehur dhembjen për Astrit Deharin, aktivistin e Vetëvendosjes i cili ndërroi jetë të shtunën në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Ndonëse iniciativa ishte marrë nga Lëvizja Vetëvendosje në Vjenë, në këtë aksion simbolik të pranishëm ishin qytetarë shqiptarë pa dallime politike.
Aktivisti shumëvjeçar i mërgatës shqiptare në Vjenë, ish kandidat për deputet për parlamentin e Landit të Vjenës, Januz Saliuka theksoi për “albinfo.ch”, se nuk ka ardhur për të politizuar por për t`i shprehur ngushëllime familjes Dehari.
“Jemi mbledhur këtu për të shprehur indinjatën tonë të thellë për vdekjen makabre të Astrit Deharit. Nuk kemi ardhur që të politizojmë, por së bashku me qytetarë tjerë shqiptarë që jetojnë në Vjenë, dhe me disa nga përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës, t`i shprehim ngushëllimet tona si qytetarë familjes Dehari. Kjo vdekje duhet të jetë një lajmërim për organet kompetente që ky rast të jetë i fundit që do të ndodhë në burgjet e Kosovës”, ka thënë ai.
Për të bërë homazhe dhe ndezur qirinj së bashku me familjen e tij kishte ardhur edhe deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës, Sali Saliu. “Jemi shumë të pikëlluar, sepse Astriti ishte një nga djemtë më shembullorë që ka Kosova. Jemi tubuar këtu për t` i shprehur ngushëllime Avni dhe Xhemile Deharit, të cilët së bashku me familje u kthyen nga Zvicra për të kontribuar për vendin dhe shtetin e Kosovës. Kjo vdekje na ka pikëlluar të gjithëve”, thotë ai.
Deputeti dhe profesori Saliu më tutje theksoi se mënyra e vdekjes së Astritit lë dyshime se diçka ka ndodhur. “Mënyra e vdekjes se tij të bën të dyshosh. Megjithatë, po presim edhe vendimin e fundit dhe të shohim se vërtet çfarë ka ndodhur me vdekjen e Astritit. Sido që të jetë, për të gjithë njerëzit që vdesin në burg, përgjegjësia i takon pushtetit. Astriti padrejtësisht është mbajtur në burg, sepse Lëvizja Vetëvendosje kurrë nuk bën akte radikaliste dhe terroriste, sepse kjo nuk është në programin tonë. Ne çdo aksion që bëjmë e filmojmë me kamerë dhe kemi një adresë. Këto skenarë i bën pushteti për të dëmtuar ndoshta imazhin e Lëvizjes Vetëvendosjes e cila çdo ditë e më shumë është në rrugë të mbarë dhe është subjekti i vetëm parimor për të ndërtuar shtetin e Kosovës por edhe për fuqizimin e popullit shqiptar në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë deputeti Saliu.
I ndjeri Astrit Dehari u varros sot në orën 14.00 në varrezat e fshatit Zllatar afër Prishtinës.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit


















